Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim

Nëntori 2022 fillon me mot mjaft të ngrohtë. Mëngjesi sot pritet të jetë i ftohtë, ndërsa dita me shumë rreze diellore dhe temperatura të larta për këtë periudhë kohore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 4 ajo minimale deri në 26 gradë Celsius ajo maksimale.

Mjaft nxehtë dhe me diell sot edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Temperaturat minimale nga 5, ndërsa ato maksimale deri në 27 ose 28 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.

Nga e mërkura do të vazhdojë të jetë nxehtë, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave, ndërsa edhe vranësirat do të fillojnë të shfaqen herë pas here. Këto vranësira të enjtën dhe të premtën mund të kushtëzojnë ndonjë rrebeshe krejtësisht të izoluar shiu. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu, ndërsa në fundjavë na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e mundësi për reshje bore në viset malore.

Të ngajshme

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta

Tre zyrtarë policorë të arrestuar: IPK del me detaje të reja pas operacionit kundër korrupsionit

Blearta