Telenews

Bie TikTok, përdoruesit nga shumë vende evropiane nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre

bie-tiktok,-perdoruesit-nga-shume-vende-evropiane-nuk-po-mund-te-qasen-ne-llogarite-e-tyre

Rrjeti social TikTok raportohet se është bërë i paqasshëm për shumë përdorues në vendet evropiane.

Sipas DownDetector, problemet kanë filluar të shfaqen 15:21 dhe ka prekur përdoruesit e shumë vendeve evropiane, transmeton Telegrafi.

Ata që po tentojnë të qasen në aplikacion nuk po mund të hapin videot.

E ky problem po ndodh një ditë pasi rrjeti tjetër social që është rival i TikTokut, Instagram, pati probleme të ngjashme.

Deri më tani sipas DownDetector, janë regjistruar mbi 1.200 forma të ndryshme të problemeve që kanë hasur përdoruesit në vende të ndryshme të Evropës.

Madje mediat ndërkombëtare raportojnë se probleme të ngjashme në TikTok janë regjistruar edhe mbrëmë në SHBA, por që numri i atyre që janë ankuar ka qenë më i vogël krahasuar me sot.

Të ngajshme

eBay refuzon ofertën 56 miliardë dollarëshe të Game Stop

Valjeta Turkaj

Zuckerberg njofton inovacionin e ri të Meta-s

Valjeta Turkaj

Amazon ndalon shitjen e biçikletave elektrike të shpejta pas aksidenteve fatale në Kaliforni.

Valjeta Turkaj