Telenews

Ish-kryeministri i Pakistanit Khan u plagos nga të shtënat gjatë marshimit të gjatë

ish-kryeministri-i-pakistanit-khan-u-plagos-nga-te-shtenat-gjate-marshimit-te-gjate

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u plagos nga të shtënat gjatë marshimit të tij të gjatë në zonën Wazirabad të provincës juglindore Punjab të enjten.

Sipas mediave lokale, sulmues të paidentifikuar hapën zjarr mbi automjetin e Khan pranë Allah Ho Chowk në Wazirabad.

“Imran Khan mori një lëndim të lehtë pasi një plumb i goditi këmbën. Ai është dërguar në spital,” citoi ARY News të thoshte lideri i Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI), Fawad Chaudhry.

Senatori i PTI Faisal Javed dhe disa pjesëmarrës të tjerë të tubimit janë plagosur gjithashtu nga të shtënat, sipas raporteve të mediave lokale.

Një tjetër udhëheqës lokal i PTI-së, Azhar Mashwani, tha se Khan është i sigurt dhe sulmuesi është arrestuar./AA

Të ngajshme

Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona

KushtrimGuraj

Trump: Izraeli është shumë i kënaqur me marrëveshjen për çarmatosjen e Hamasit

KushtrimGuraj

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi