Telenews

Kurti për mungesën e Vuçiqit në Berlin: S’na mungoi, ndoshta ndokujt por jo mua (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Samitin e Berlinit, tha se “nuk e di pse s’ka ardhur dhe nuk është që na mungoi, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se sot bëhej fjalë për një samit në të cilin qartazi pothuajse secili folës dënonte agresionin rus në Ukrainë.

“Ka mundësi që për një situatë të tillë, është frikësuar të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar, andaj edhe siç ka vepruar jo-rrallë, ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës e shtetit ku është president”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai foli edhe për mundësinë e një takimi të ardhshëm në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se ai është i gatshëm të takohet me Vuçiqin, kurdo që ka ftesë nga ndërmjetësit.

“Kur të na vijnë ftesat, i përgjigjemi dhe unë e mirëpres çfarëdo iniciative për të intensifikuar bisedimet për marrëveshje finale në mes Kosovës e Serbisë që vjen nga Pallati Elysee”.

“Gjithçka varet prej ndërmjetësve. Prej tyre varet koha e takimit, e sa më përket mua ata e dinë edhe gatishmërinë edhe interesimin”, është shprehur Kurti.

Të ngajshme

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Aksident fatal në minierën e Bulqizës, nxirret trupi i pajetë i një 40-vjeçari

Rrezarta Ramaj

”Shkundet” Shqipëria, goditet nga tërmeti

Rrezarta Ramaj