Telenews

“Çaj me miq”, a është Lushtaku nga ata që po e do Limajn “kryetar në PDK”

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e kanë kaluar pasditën bashkë. Kjo foto u publikua pak ditë pasi zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, tha se ka njerëz që e duan kthimin e Limajt në PDK.

Vetë Lushtaku edhe para një viti e kishte kërkuar kthimin e ish-zyrtarit të lartë të PDK-së në vendin e orgjinës.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka publikuar fotografinë e të treve bashkë, të shoqëruar me mbishkrimin, “Një pasdite, çaj me miq!”.

Pak ditë më parë, zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se “ka njerëz” në PDK që duan që Limaj të rikthehet në PDK-së, madje si kryetar.

Ai tha në Frontal të T7 se “çfarë flasin njerëzit, unë nuk kam të drejtë as t’i kundërshtoj”, por theksoi se “ka shumë njerëz të PDK-së që e duan Fatmir Limajn kryetar”.

Gjatë zgjedhjeve të fundit, Lushtaku ishte një prej atyre që donte koalicion zgjedhor mes PDK-së dhe Nismës dhe e kishte deklaruar dëshirën e tij për rikthimin e Limajt.

“Unë jam i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skaj në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet”, kishte thënë Lushtaku një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, 2021.

Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së ishin larguar nga partia, për ta themeluar Nismën, që më vonë mori emrin “Nisma Socialdemokrate”.

Por, Sherifi tha se ata që duan rikthimin e Limajt në pozitën më të rëndësishme në PDK, nuk kanë fuqi vendimmarrëse.

Të ngajshme

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Aksident fatal në minierën e Bulqizës, nxirret trupi i pajetë i një 40-vjeçari

Rrezarta Ramaj

”Shkundet” Shqipëria, goditet nga tërmeti

Rrezarta Ramaj