Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se nuk është optimiste pas bisedimeve të sotme në Samitin e Berlinit, edhe pse atje u firmosën tri marrëveshje për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, BE-ja lejon që marrëveshjet e mëparshme mes Kosovës dhe Serbisë që të mos zbatohen.
Ajo tha se ka folur në Berlin me kryediplomatin evropian Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për çështjen e riregjistrimit të targave në RKS dhe siç tha ajo “Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga viti 2011, 2016 dhe 2021, si dhe ka anuluar në mënyrë të njëanshme statusin neutral të targave “KS”.
“Ata pajtohen që është kështu dhe se duhet të ketë targa neutrale ndaj statusit, por nuk mund të bëjnë asgjë”, tha Bërnabiq.