Telenews

Lajmi i rremë i mediumit spanjoll: “Infermierja shqiptare keqtrajton të moshuarën serbe”

Televizioni spanjoll “Telecinco” ka raportuar gabimisht lidhur me videon e publikuar ku shihet një infermiere duke keqtrajtuar të moshuarën në një shtëpi pleqsh në Pejës.

Mediumi spanjoll i jep konotacion etnik kësaj ngjarje duke e cilësuar të moshuarën si serbe, ndërsa infermieret si shqiptare.

“Ngacmimi fillon me një shuplakë që i bën të qeshin ato që marrin pjesë në këtë skenë kriminale. E vendosur në qoshe, e mbajtur nga krahët, plaka, e pambrojtur, merr disa shuplaka të tjera. Pafuqia e saj është totale”.

“Arrestimi i saj dhe i dy punëtoreve të tjera nuk e ngushëllon vajzën e viktimës, e cila denoncon trajtimin çnjerëzor. Një shqetësim që rihap plagë të rënda. Infermierja është shqiptare, e moshuara serbe, vendbanimi është në Kosovë. Një territor që për Serbinë u përvetësua nga shqiptarët e Kosovës”, shkruan portali i këtij mediumi.

Të ngajshme

Ekstradohet në SHBA gjilanasi që ishte administrator kryesor i tregut kriminal online, mund të dënohet me kaq vjet burgim

Donat Hashani

Drejtori i KRU “Mitrovica” deklarohet pas mbylljes së kompanisë “Ibar”

Donat Hashani

40 vjeçari në Këln kafshon veshin e polices, i rezistonte arrestimit

Donat Hashani