Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pret në takim të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Zhvillimet rajonale pritet të jenë temat e këtij takimi.
Takimi në fjalë do të zhvillohet në orën 18:30.
“Siç është paralajmëruar, presidenti sot do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Vuçiq do të takohet me Lajçakun në ora 18:30”, shkruan Tanjug.
Kujtojmë se së fundmi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është diskutuar një plan franko-gjerman dhe se serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të tërhiqen plotësisht nga institucionet e Kosovës.