Telenews

Alicia Keys publikon album për festat e fundvitit

alicia-keys-publikon-album-per-festat-e-fundvitit

Alicia Keys është kthyer me këngë të reja.

Kantautorja 41-vjeçare publikoi, të premten, albumin për Krishtlindje “Santa Baby” dhe videoklipin e këngës “December Back 2 June”.

Në këtë videoklip shihet Keys e cila ka organizuar një festë për më të dashurit e saj.

“Atmosfera perfekte për këtë sezon. Ejani të festoni me mua në shtëpinë time”, ka shkruar ajo në Instagram.

Santa Baby është albumi i parë i Keys kushtuar festave të fundvitit. Ai përmban interpretimet e Keys të këngëve klasike të festave dhe këngët origjinale “Favorite Things”, “You Don’t Have to Be Alone”, “Old Memories on Christmas” dhe “Not Even the King”.

Keys publikoi albumin e saj të tetë, Keys, në dhjetor të vitit 2021.

Të ngajshme

Nata e fundit e “Sunny Hill”, Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa shkëlqejnë krah njëra-tjetrës

Rrezarta Ramaj

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj