Të paktën 30 persona u plagosën sot kur një tren doli nga binarët në qendër të Seulit, njoftoi operatori Korea Railroad Corp (KORAIL).
Rasi ndodhi sonte në orën 20:55 me orën lokale, kur treni me 275 pasagjerë po hynte në stacionin në qendër të Seulit, tha KORAIL, raportoi Yonhap.
Tash për tash nuk ka më shumë detaje nga aksidenti.

