Telenews

Delet “ndryshojnë look” pas një problemi me ushqimin

delet-“ndryshojne-look”-pas-nje-problemi-me-ushqimin

Një tufë delesh kanë një pamje të bukur rozë pasi një ushqyes arriti të ngjyroste leshin e tyre.

Delet e llojit Valais Blacknose kanë marrë ngjyrën e kuqe ndërsa hanin në  Cannon Hall Farm në Barnsley.

Fermeri Richard Nicholson tha se delet ishin kthyer pa dashje në “zonjat rozë”.

“Vizitorët në fermë i shohin me dyshim”, tha ai.

“Sapo blemë një ushqyes të ri dhe vumë re se leshi i tyre po bëhej gradualisht gjithnjë e më rozë”, tha Nicholson.

Pas postimit të fotos në Instagram, delet u bënë shumë shpejt “të famshme.”

Fermeri fillimisht mendoi se ishte ndonjë fermer tjetër që kishte përdorur ngjyrues mbi delet e tij, por shpejt e kuptoi se fajtori ishte ushqimi.

Kafshët e leshta të fermës nuk kanë gjasa të kthehen në ngjyrën e tyre origjinale së shpejti, shtoi ai.

“Janë një lloj delesh që qethen dy herë në vit. Nuk mendoj se do të ndalet derisa boja të mbarojë nga ushqyesi, kështu që ato do të jenë rozë për pak kohë.”

“Është diçka e çuditshme”, përfundoi ai./Abcnews.al/

Të ngajshme

Iu shpua koka 25 vjeçarit nga pakujdesia, inspektorati dënoi me vetëm 2,500 Euro kompaninë e ndërtimit (VIDEO)

Donat Hashani

Gjukanoviq: Ndërkohë që policia mbante konferenca ‘koti’, vrasësi vazhdonte me masakrat e tija

Donat Hashani

“Te na bojn fmi se ju ka hupë koha” – Tayna thotë se te ne lindin fëmijë që kur plaken ka kush i shikon

Erzana Fazliu