Telenews

Amerika kërkon shtyrjen e vendimit, Kurti: Më 31 korrik, e kemi shtyrë për një muaj, dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se janë marrë vesh me Amerikën gjatë 31 korrikut, që të mos ketë tjera shtyrje, në lidhje me vendimin për targat.

Kurti potencoi se veprimet e Qeverisë nuk e kanë befasuar asnjë zyrtarë të SHBA-së dhe BE-së.

“A do ta dëgjojmë Amerikën?, nuk ndodhin këto gjëra, nuk kemi kësi gjëra me Amerikën, si gjyshi me nipin. Edhe njëherë asnjë veprim i yni nuk e ka befasuar asnjë zyrtarë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Shtetet e bashkuara të Amerikës i kemi miq dhe partner”.

“Partneriteti ynë me ta, aleanca është me ta, është aleancë që bazohet mbi vlera dhe qëllime të përbashkëta, ne e kemi shtyrë njëherë vendimin me 31 korrik, e kemi shtyre për një muaj, dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit”.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu