Telenews

Krasniqi: Dal nga takimi jo shumë i sigurt se Kurti dhe Qeveria dinë se në çfarë rruge po shkojnë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e di se çfarë rruge është duke ndjekur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Sot dalë nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e di se në çfarë drejtimesh duhet të shkojë për ta mbajtur situatën nën kontroll”.

Krasniqi pas takimit që pati me Kurtin dhe liderët e partive opozitare thotë se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë.

“Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, por papjekuria dhe mungesa e koordinim të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se kanë sjellë një momentum që ka mundur të shmanget, sido qoftë ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë, por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çdo konsiderate tjetër politike apo partiake”.

“Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut e normalisht dhe për propozimin franko-gjerman, por unë e kam thënë edhe shumë herë të tjerë. Në vend se të fokusohemi në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale që do të sillte njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB ne sot po merremi me tema më sporadike dhe teknike”, tha Krasniqi.

Krasniqi, mes tjerash, tha se PDK-ja është e gatshme të ndihmojë me aq sa ka mundësi.

“Shpreha qëndrimin e PDK-së që në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme. Sa i përket vazhdimësisë së ushtrimit të sovranitetit në katër komunat veriore, qeveria duhet t’i ndërmarrë veprimet që i takojnë, dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së në çfarëdo mundësie që kemi” tha ai.

Të ngajshme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Valjeta Turkaj