Telenews

Zelensky vendos kushte për bisedime me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi kushtet për bisedime me Rusinë, duke i bërë thirrje Moskës që të respektojë Kartën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të paguajë kompensim për humbjet e shkaktuara nga lufta që po vazhdon.

Duke iu drejtuar Konferencës së 27-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike përmes një video-lidhjeje, Zelenskyy përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, ndëshkimin e çdo krimineli lufte dhe garanci se kjo nuk do të ndodhë më, shkruan Anadolu.

Në fillim të këtij muaji, gjatë një interviste për një media çeke, presidenti ukrainas tha se vendi i tij është i përgatitur të hyjë në negociata me Rusinë vetëm nëse forcat ruse largohen nga të gjitha pjesët e Ukrainës, përfshirë Krimenë dhe zonat lindore të Donbasit, të kontrolluara de facto nga Rusia që nga viti 2014.

Muajin e kaluar, Zelenskyy nënshkroi një dekret që shpalli të pavlefshme aneksimin e pjesëve të Ukrainës nga Rusia dhe gjithashtu nënshkroi një dekret tjetër më 30 shtator që deklaronte “pamundësinë e negociatave” me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas The Washington Post, administrata amerikane ka inkurajuar “privatisht” liderët ukrainas që të sinjalizojnë një qasje të hapur për të negociuar me Rusinë.

Të ngajshme

SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Yllka Gashi

Një nga kritikët më të ashpër të luftës së Putinit largohet nga Rusia

Yllka Gashi

CNN: Një pjesë e naftës po kalon përmes Hormuzit pavarësisht mungesës së marrëveshjejes SHBA – Iran

Yllka Gashi