Telenews

Kremlini: Zgjedhjet amerikane nuk ndryshojnë marrëdhëniet e këqija Rusi-SHBA

kremlini:-zgjedhjet-amerikane-nuk-ndryshojne-marredheniet-e-keqija-rusi-shba

Kremlini tha se zgjedhjet afatmesme amerikane nuk do të përmirësojnë marrëdhëniet e këqija midis Moskës dhe Uashingtonit, ndërsa hodhi poshtë akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, raportojnë mediat shtetërore ruse.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por nuk duhet ekzagjeruar rëndësia e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë për marrëdhëniet tona,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Këto zgjedhje nuk mund të ndryshojnë asgjë të rëndësishme. Marrëdhëniet janë dhe do të mbeten të këqija,” shtoi ai.

Peskov tha se Moska është mësuar aq shumë të dëgjojë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane sa nuk po i kushton vëmendje raundeve të reja të akuzave.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se ishte shumë herët për të folur për dialogun me Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e traktatit të ri të armëve bërthamore START.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi