Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me vranësira të ulëta dhe mjegull e cila mund të qëndrojë edhe paradite, ndërsa dita stabile dhe relativisht e ngrohtë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende me vranësira të ulëta dhe mjegull.

Të premtën do të kemi ndryshim të motit për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga verilindja dhe priten po ashtu vranësira dhe riga lokale shiu. Në viset malore priten reshje kryesisht të dobëta bore. Reshjet lokale do të zgjasin edhe paraditen e së shtunën vende-vende.

Të dilelën na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në Shqipëri vende-vende mund të ketë riga shiu, ndërsa temperaturat maksimale priten rreth 15 gradë Celsius në zonat kontinentale.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu