Telenews

Gruaja më e vjetër në ShBA feston ditëlindjen e 115-të (VIDEO)

Një grua nga Iowa, e cila u verifikua si personi më i vjetër i gjallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim të këtij viti, festoi ditëlindjen e saj të 115-të.

Bessie Hendricks festoi ditëlindjen e saj me një festë në Shady Oaks Care Center, ku jeton në Lake City.

Në ndejë ishin tre fëmijët e Hendricks, përfshirë vajzën Joan Schaffer, e cila festoi ditëlindjen e saj të 90-të një ditë më parë.

“Është e mrekullueshme që ne e kemi ende atë”, tha Schaffer.

Vetë nëna e Hendricks vdiq kur ajo ishte 13 vjeçare, duke e lënë atë të kujdeset për vëllezërit e motrat e saj.

Hendricks u bë gruaja më e vjetër në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti, pas vdekjes së Thelma Sutcliffe në moshën 115 vjeç e 108 ditë. Grupi i Kërkimeve Gerontologjike aktualisht e rendit atë si personin e katërt më të vjetër në botë.

Të ngajshme

“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali

Yllka Gashi

Sulme të ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima në të dyja anët

Yllka Gashi

U kritikua nga fansat, reagon Ariana Grande: E kisha vendosur më parë!

Yllka Gashi