Telenews

E lidhur me ish-futbollistin e Barcelonës, këngëtarja e famshme shqiptare konfirmon shtatzëninë

e-lidhur-me-ish-futbollistin-e-barcelones,-kengetarja-e-famshme-shqiptare-konfirmon-shtatzenine

Ajo është një ndër emrat më të komentuar në showbiz. Është fjala për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Prej kohësh është përfolur se është në pritje të ëmbël, por vetëm dje vendosi që ta pranonte përmes një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale.

Foureira ka postuar një foto ku shihet e shtrirë me partnerin e saj, ish- futbollistin Alberto Botia, teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.

Prej disa kohësh qarkullonin zërat se Eleni Foureira dhe ish-futbollisti do të bëhen prindër për herë të parë, por vetë çifti nuk e kishte konfirmuar.

33-vjeçari, Botia është një produkt i akademisë së Barcelonës dhe ka luajtur në sezonin 2009-2010 me katalanasit për të kaluar më pas në skuadra si Sporting, Sevilja dhe Elçe. Kulmin e karrierës e ka arritur në Greqi me Olimpiakos, aty ku u njoh edhe me Foureiran.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi