Telenews

Skandali në prag, Katari akuzohet se ka blerë 8 lojtarë të Ekuadorit

Të dielën, në 17:00, pritet që stadiumi “Al Bayt” në Doha, të mbushet plot me tifozë, të cilët pas ceremonisë së hapjes, do të ndjekin ndeshjen e parë mes Katarit dhe Ekuadorit, që hap edhe finalet e Kupës së Botës 2022.

Por mesa duket, ende pa qenë në ankthin dhe adrenalines, se kush do të ‘rrëmbejë’ titullin e kampionit të Botës, 8 lojtarë të Ekuadorit thuhet se kanë pranuar të kompromentohet dhe të marrin ryshfet për të humbur qëllimisht ndaj Katarit, i cili si vend organizator kërkon të justifikojë pjesëmarrjen e tij në këto finale.

Sipas raportit nga mediat britanike, Katari u ka ofruar ekuadorianëve që do t’i linin të fitonin 1-0 me një gol në pjesën e dytë, në këmbim të një tarife të majme. Publikime të tilla është e vështirë të injorohen, pasi Katari është akuzuar në të kaluarën se i ka dhënë ryshfet FIFA-s me miliona dollarë për t’u zgjedhur si organizator i Kupës së Botës.

Sipas Amjad Tah, ekspert në çështjet strategjike politike dhe drejtor rajonal i qendrës britanike në Arabinë Saudite, të cilit i referohet “Mail Sport”, tetë futbollistë të Ekuadorit dyshohet se kanë marrë një shumë prej 7.4 milionë dollarë në këmbim të fitores në ndeshjen kundër Katarit.

Tre ditë para fillimit të Kupës së Botës, as qeveria e Katarit, as Federata e Futbollit dhe as FIFA nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.

Të ngajshme

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Yllka Gashi

Prishtina 2030 hyn në fazën operative – Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ

Rrezarta Ramaj

Sot mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Yllka Gashi