Telenews

Qeveria ndan mbi 310 mijë euro për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 108-të ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen buxhetore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Kësisoj ka ndarë 310 mijë e 183 euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Kujtojmë se data e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna do të jetë 18 dhejtori.

Po ashtu në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej 5 milionë e 705 mijë e 39 eurove.

Të ngajshme

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

Yllka Gashi

I buzëqeshur si gjithmonë, Granit Xhaka rikthehet në stërvitje te Sunderlandi

Yllka Gashi