Telenews

Basketboll / Pezullohet Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë

Liga Unike Mbarëkombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë te meshkujt në basketboll, është pezulluar për kohë të pacaktuar.

Kështu ka marrë vendim sot, bordi drejtues i kësaj lige për shkak të tërheqjes së dy ekipeve shqiptare, Tirana dhe Teuta.

Njoftimi i plotë i Ligës:

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave. Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige. Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj. Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Të kujtojmë se kjo ligë kishte nisur para dy viteve dhe kishte pasur shumë entuziazëm për të, por duket se edhe ky projekt do të dështojë.

 

 

Të ngajshme

I buzëqeshur si gjithmonë, Granit Xhaka rikthehet në stërvitje te Sunderlandi

Yllka Gashi

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Yllka Gashi

Prishtina 2030 hyn në fazën operative – Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ

Rrezarta Ramaj