Telenews

Nga sot, pronarët që kanë makina me targa ilegale do të gjobitën

Policia e Kosovës nga sot do të nis së gjobituri të gjithë pronarët e makinave me targa ilegale.

Nisja e gjobave do të bëhet nga ora 08:00 më datë 22 nëntor 2022, sipas njoftimit të policisë.

Ndonëse për këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u thirrën në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga situata, nga takimi dolën pa ndonjë rezultat konkret.

Qeveria e Kosovës, mori vendim që nga 1 nëntori deri më 21 nëntor, pronarët e makinave që kanë targa ilegale vetëm do të qortohen nga policia, nga 22 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, nga 21 janari deri më 21 prill do të jetë koha kur të gjithë ata që kanë targa ilegale duhet t’i ndërrojnë me targa provuese.

Të ngajshme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Rrezarta Ramaj

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

Rrezarta Ramaj

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

Rrezarta Ramaj