Telenews

LAJMI I FUNDIT: Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar 48 orë shtyrje të vendimit për masën e gjobave për vetura ilegale në mënyrë që të angazhohen me Bashkimin Evropian për të gjetur një zgjidhje, e cila nuk u arrit të hënën në Bruksel.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka lëshuar një deklaratë në Twitter në orët e vona të së hënës për të sqaruar pozicionin e SHBA-ve për këtë çështje.

“SHBA-të janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk mundën që të arrijnë marrëveshje sot për krizën aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë që t’i mundësojnë BE-së dhe SHBA-ve gjetjen e një zgjidhje”, thuhet në deklaratën e Hovenier.

E sipas informacioneve të fundit nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti e ka bërë këtë lëshim dy ditor për shkak të kërkesës eksplicite të SHBA-ve.

 

Të ngajshme

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

Rrezarta Ramaj

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

Rrezarta Ramaj

LDK reagon pas caktimit të vazhdimit të seancës, kërkon konstituimin e Kuvendit sonte

Rrezarta Ramaj