Telenews

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim, për Kosovë e vendet e rajonit

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës do të rifillojnë reshjet e shiut fillimisht në Dukagjin e pastaj në viset tjera të vendit. Në perëndim, veriperëndim dhe jug të Kosovës priten reshje të dendura shiu që mund të rëndojnë gjendjen me përmbytjet në ato zona dhe zonat përreth. Gjatë natës në viset e larta malore do të fillojnë reshje bore.

Në Shqipëri sot pritet një ditë tjetër me reshje mjaft të dendura shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe me erëra kalimthi mjaft të fuqishme. Reshjet e sotme do të rëndojnë edhe më tutje gjendjen në zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të kaluara.

Reshje të fuqishme shiu sot priten edhe në Mal të Zi dhe po ashtu edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës herë pas here priten reshje të dendura shiu. Në mbrëmje vonë dhe gjatës natës reshjet do të pushojnë në Kosovë dhe Maqedoni për të vazhduar ende në formë të rrebesheve lokale në Shqipëri.

Nga e mërkura do të ketë stabilizim gradual të kushteve të motit. Do të ketë vranësira dhe intervale kohore me diell, por reshje të lokalizuara do të ketë ende në disa rajone të intensitetit kryesisht të dobët.

Të enjtën dhe të premtën pa reshje atmosferike.

Për fundjavë pritet të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu e bore.

Të ngajshme

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

Rrezarta Ramaj

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

Rrezarta Ramaj

LDK reagon pas caktimit të vazhdimit të seancës, kërkon konstituimin e Kuvendit sonte

Rrezarta Ramaj