Influencuesi tregoi se si duket kur një person mbi dy metra i gjatë qëndron pas timonit të një vetura super sportive.
Veturat super sportive garantojnë kënaqësi pas timonit, por me ergonominë e tyre “dënojnë” shoferin për çdo kilogram të tepërt.
Dhe siç na tregon kjo video, dhe për çdo centimetër shtesë të lartësisë. Georges Maroun Kikano, i njohur më mirë si GMK në rrjetet sociale, e tregoi këtë me shembullin e tij.
Influencuesi i pasur francez me origjinë libaneze nuk e fsheh pasionin e tij për makinat luksoze dhe ai përpiqet të provojë gjithçka në menu. Kjo ndonjëherë mund të jetë sfiduese, veçanërisht nëse jeni 204 i gjatë dhe peshoni 115 kilogramë.
GMK tregoi se si duket Lamborghini Aventador me një motor V12 770 kuaj/fuqi. Ai nuk përdor derën, por fjalë për fjalë hidhet në veturë.
Në çdo rast, video mund të jetë qesharake për disa, por është padyshim një mënyrë shumë e rrezikshme për të vozitur. GMK ndoshta nuk është në dijeni për këtë, sepse kjo nuk është hera e parë që drejtohet kështu në një roadster.