Telenews

Sony Play Station 5 mund të jetë pjesë e një veture të re të Hondas

sony-play-station-5-mund-te-jete-pjese-e-nje-veture-te-re-te-hondas

Zyrtarët e Sony dhe Honda po shqyrtojnë përfshirjen e një konsole PlayStation 5 në veturën e tyre të ardhshme autonome elektrike të fokusuar në argëtim.

Duke folur për Financial Times, presidenti i projektit të përbashkët mes Sony dhe Honda, Izumi Kawanishi, tha se është teknologjikisht e mundur të integrohet PS5 në një veturë.

Tesla filloi dërgimin e Model S dhe Model X me ekrane më të mëdha horizontale vitin e kaluar dhe shtoi një çip grafik AMD RDNA 2 që CEO i Tesla Elon Musk tha se ishte “fjalë për fjalë në një nivel PlayStation 5”. Pak më shumë se një vit më vonë, Musk premtoi lojëra të mëdha si Cyberpunk 2077.

Por Sony nuk dëshiron vetëm të “fusë” lojëra në një veturë si Tesla, por plani është që të “zhvillojë veturën si pajisje që do t’i shërbejë argëtimit dhe rrjetit që Sony synon të ofrojë”. Në fakt do të jetë një automjet elektrik që do të jetë një “pajisje ‘konsumi’ e përmbajtjes në rrota”.

Qëllimi është të prodhohet një automjet autonom. “Për ta shijuar veturën duhet ta bësh një hapësirë ku nuk duhet vozitur”, tha Kawanishi dhe pranoi se do të duhet shumë kohë për të arritur qëllimin.

Sony është përgjegjëse për argëtimin, softuerin, sensorët dhe teknologjinë e nevojshme për drejtimin autonom, ndërsa Honda do t’i ndërtojë vetë veturat. Detyra nuk do të jetë e lehtë sepse kompania Tesla ka probleme edhe me funksionimin e sistemeve autonome.

Të ngajshme

A dëshironi të keni lidhje satelitore në telefonin tuaj?

KushtrimGuraj

Çfarë do të thotë funksionalizimi i Starlinkut në Kosovë?

KushtrimGuraj

Si ta lani veturën në temperatura jashtëzakonisht të ulëta?

KushtrimGuraj