Rita Ora i la të hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale të martën kur la një koment të pazakontë në fotografinë e revistës “Vogue” në Instagram, në të cilën shfaqej mbesa e presidentit Joe Biden, Naomi Biden, në dasmën e saj me Peter Neal.
Naomi, 28 vjeçe, në fotografi paraqitej duke u puthur me bashkëshortin e saj të ri, Peter, 25 vjeç, teksa qëndronin pranë një torte me shtresa të shumta, shkruan DailyMail.
Por, në vend që t’i ofronte çiftit urimet e tyre siç mund të presin disa, këngëtarja shqiptare bëri një koment të pakuptimtë, duke shkruar: “Pse jam kaq e bezdisshme haha”.
Ky koment i 31-vjeçares i la disa komentues të hutuar, ndërsa njëri iu kundërpërgjigj duke i replikuar: “Vajzë, çfarë?!”.
Të tjerë po pyesnin nëse llogaria e saj ishte hakuar, ndërsa të tjerët mendonin se ajo mund të kishte ndërmend të linte komentin në një postim krejt tjetër, por kishte ngatërruar postimin.
Megjithatë, një burim i afërt me yllin tha për DailyMail se komenti i Ritës ishte një ngatërresë, pasi ajo nuk kishte ndërmend të komentonte aty por diku tjetër.
Përndryshe, mbesa e presidentit amerikan, Naomi u martua në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në një ceremoni të vogël në natyrë e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj.
Ishte dasma e parë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në gati dy dekada dhe e 19-ta e njohur që u zhvillua atje.
Pas ceremonisë, Naomi dhe Peter pozuan për fotografi artesore në portikun jugor të Shtëpisë së Bardhë.
Ceremonia zgjati rreth një orë me rreth 250 të ftuar. Presidenti Joe dhe Jill Biden filluan mbrëmjen, duke ecur në korridor përpara nuses për të zënë vendet e tyre në rreshtin e dytë.
“Ka qenë një gëzim të shikoje Naomin të rritet, të zbulojë se kush është dhe të krijojë një jetë kaq të pabesueshme për vete”, thanë Joe dhe Jill Biden në një deklaratë.
“Tani, ne jemi të mbushur me krenari që e shohim atë të zgjedhë Peterin si burrin e saj dhe jemi të nderuar ta mirëpresim atë në familjen tonë. I urojmë ditë plot të qeshura dhe një dashuri që thellohet çdo vit”, përfunduan çifti presidencial.