Telenews

Giroud ka barazuar Henryn në numrin e golave të shënuar për Francën – sulmuesi aktual i ‘Gjelave’ ka disa statistika interesante

Është momenti i Olivier Giroud, pasi sulmuesi i Milanit, ka arritur ta barazojë legjendën Thierry Henry, sa i përket golave të shënuar me Francën.

Olivier Giroud zhvilloi ndeshjen numër 115 dhe tani ka 51 gola, aq sa Henry i cili i ka shënuar në 123 ndeshje,.

Pra Giroud mund të quhet zyrtarisht numri një, pasi ka një mesatare më të mirë shënimi dhe numri i golave mund të rritet ende.

Po ashtu Giroud bëhet lojtari më i vjetër, 36 vjeç e 53 ditë, që shënon në një Kupë Bote për Francën.

36-vjeçari po kalon një moment fantastik, por edhe historik, pasi ai gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndaj Australisë në ndeshjen e parë të grupit D, përballje që u fitua nga ‘Gjelat’ me rezultat 4-1.

Giroud nuk kishte luajtur kurrë në ekipet e moshave të Francës, ndërsa thirrjen e parë e kishte marr në moshën 25 vjet. Ai ka luajtur vetëm 40 minuta në Euro 2020.

Kjo ishte hera e dytë që ai shënon në një Kupë Bote, pasi më parë kishte shënuar në edicionin e vitit 2014 në Brazil, ndërsa në Rusi ai nuk shënoi fare, por kishte dy asistime.

 

Të ngajshme

Ferizaj fiton ndaj Llapit në minutat shtesë

Donat Hashani

Prishtina rikthehet te fitoret pas 6 ndeshjeve

Donat Hashani

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Donat Hashani