Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar Ligjin për Zyrtarët Publik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, paraprakisht ka bërë thirrje që kjo të votohet nga kabineti qeveritar.
“Marrëdhëniet e punës për çdo zyrtar publik, plotësimi i kornizës ligjore për zyrtarë publikë, është elementi kryesor në këtë drejtim, zyrtarët publik janë faktorët kyç”, ka thënë Sveçla.