Telenews

Parlamenti Evropian: Rusia sponsorizon terrorizmin

parlamenti-evropian:-rusia-sponsorizon-terrorizmin

Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për të njohur Rusinë si një shtet që “përdor mjetet e terrorizmit” dhe si një shtet sponsorizues të terrorizmit, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Gjithsej 494 deputetë e mbështetën rezolutën jodetyruese, ndërsa 58 votuan kundër dhe 44 deputetë abstenuan.

Meqenëse BE-ja aktualisht nuk mund t’i caktojë zyrtarisht shtetet si sponsorizues të terrorizmit, Parlamenti i bën thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të saj që ”të vendosin kuadrin e duhur ligjor dhe të konsiderojnë shtimin e Rusisë në këtë listë”.

“Kjo do të shkaktonte një sërë masash të rëndësishme kufizuese kundër Moskës dhe do të kishte implikime të thella kufizuese për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë”, theksoi Parlamenti.

Me votën e tyre, ligjvënësit u bënë thirrje gjithashtu vendeve të BE-së të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të ndërpresin marrëdhëniet e tyre diplomatike me Kremlinin. /ATSH

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi