Telenews

Përzgjedhësi i Japonisë, Moriyasu tregon se si e mposhtën Gjermaninë

Japonia ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Katar 2022, duke e mundur Gjermaninë me rezultatin 2-1.

Përzgjedhësi i japonezëve, Hajime Moriyasu, u shfaq shumë i lumtur në deklaratat pas ndeshjes, ku tha se sekreti i fitores së tyre ishte puna në grup.

“Lojtarët u bashkuan si një ekip i vetëm. Ne u përgatitëm mirë, ky ishte detaji që çoi ekipin në fitore”.

“Shumë nga tifozët tanë erdhën në Doha, ishin pas nesh dhe na shtynë përpara”.

“Unë dua që ne të ruajmë qetësinë pas kësaj, të shohim se çfarë mund të kishim bërë më mirë dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e radhës”, ka thënë Moriyasu.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj