Telenews

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique mahnit me fizikun e tij në moshën 52 vjeçare

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar fizikun e tij mbresëlënës në një fotografo që besohet të jetë realizuar gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror në Katar.

Për ish-trajnerin e Barcelonës, ky është turneu i dytë i madh me La Roja, pasi e kualifikoi deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që u zhvillua me vonesë në verën e kaluar.

Para se të merrte përsipër përfaqësuesen spanjolle, 52-vjeçari kaloi tri sezone si trajner i Barcelonës, ku fitoi dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Kanë kaluar 18 vjet qëkur ai është pensionuar nga futbolli aktiv duke e përfunduar karrierën si lojtar në Barcelonë në vitin 2004.

Megjithatë, gjykuar nga imazhi i shpërndarë në mediat sociale, ku ai shfaqet me pantallona të shkurtra dhe pa këmishë, duket qartë se ai është ende në formë të shkëlqyer.

Fotografia e Enriques është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime pozitive sidomos nga pjesa femërore e publikut, njofton The Sun.

Ky është një mashkull i vërtetë. I pashëm, muskuloz”; “Unë jam pa fjalë“, “52 vjeç. Çfarë djaloshi” – janë disa nga komentet.

Të ngajshme

Ylli me famë botërore befason, vesh bluzën me mbishkrimin shqip (Foto)

Valjeta Turkaj

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta