Telenews

Zvicra luan ndeshjen e parë në Botëror ndaj Kamerunit, Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë – formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Kamerunit do të zbresin për herë të parë në fushë në këtë Kampionat Botëror.

Dy ekipet përfaqësuese ndodhen në Grupin G dhe e nisin aventurën në ‘Katar 2022’, në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin Al Janoub  në qytetin Al Wakrah.

Do të jetë përballja e parë mes dy përfaqësueseve pasi kurrë më herët nuk janë takuar në ndonjë botëror ose në ndonjë ndeshje miqësore.

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në këtë sfidë janë në fushë nga minuta e parë për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Zvicra: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.

Kameruni: Onana, Fai, Castelletto, N’Koulou, Tolo, Oum Gouet, Anguisa, Hongla, Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi.

Të ngajshme

Chelsea braktis përkohësisht “politikën e të rinjve”, synon dy veteranë anglezë

KushtrimGuraj

Interi “sakrifikon” shqiptarin për goditjen e madhe, Asllani pjesë e ofertës për Diabyn

KushtrimGuraj

Pas një kohe të gjatë, Mudryk rikthehet në stërvitje me Chelsean

Yllka Gashi