Telenews

‘Unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin mua’ – Ronaldo është një makinë rekordthyese

Cristiano Ronaldo vazhdon ta shkruajë emrin e tij në librat e historisë, ndërsa rekordet janë ato që i vendos ai.

Superylli portugez është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kampionate Botërore radhazi.

37-vjeçari, fillimisht u bë ndër pak futbollistët që kanë luajtur në pesë turne botërore, para se t’i shënonte Ganës nga penalltia në fitoren dramatike prej 3-2.

Meqë ka qenë kryetema sportive këto javë, Ronaldo nuk mund të mos shënonte në ‘Katar 2022’ dhe këtë e ka bërë për një rekord të ri.

E gjitha nisi nga Kampionati Botëror i vitit 2006, për të vazhduar në 2010, 2014, 2018 dhe tashmë në Botërorin e vitit 2022.

Ndryshe, 37-vjeçari tashmë ka paralajmëruar se ky do të jetë turneu i fundit botëror me përfaqësuesen e Portugalisë dhe padyshim që është shumë i veçantë për të.

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj