Telenews

‘Ky kapitull është i mbyllur’ – Ronaldo theu heshtjen për largimin nga Unitedi

Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të mos e komentojë largimin e tij nga Manchester Unitedi, pas aq shumë raportimeve në lidhje me situatën e superyllit të futbollit.

Portugezi u bë futbollisti i vetëm që shënon në pesë Kampionate Botërore, pas penalltisë së realizuar në fitoren prej 3-2 ndaj Ganës.

Njëherësh, ai e ka ngritur në tetë numrin e golave në turnetë botërore, një më shumë se rivali i tij i përbetuar, Lionel Messi.

Kjo ishte fitorja e parë e 37-vjeçarit pas intervistës bombastike me Piers Morgan që pasoi me ndërprerjen e kontratës me Djajtë e Kuq.

Ronaldo është paraqitur në një konferencë për shtyp që ka zgjatur dy minuta e 12 sekonda dhe i është përgjigjur vetëm një pyetjeje.

Ai ka folur kryesisht për Kampionatin Botëror, fitoren ndaj Ganës dhe rekordin e tij të madh që e bën krenar dhe gjatë bisedës u lidh me situatën e tij me klubin anglez.

“Ishte një javë që e përfundoi këtë kapitull (me Unitedin). Ky kapitull është i mbyllur. Deshëm të fillonim me këmbë të mbarë. Fituam. Munda t’i ndihmoj ekipit tim. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi”, ka deklaruar Ronaldo.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj