Telenews

Deputetët e VV-së nisen drejt Tiranës për mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, atje ku do të bëhen bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në lidhje më këtë, Kuvendi i Kosovës paraprakisht ka njoftuar se nesër do të ketë mbledhje të përbashkët në mes dy kuvendeve.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Donat Hashani

Përditësohen të dhënat për gjendjen në pikat kufitare – Pritje deri në kaq minuta për të dalë nga Kosova

Donat Hashani

Lihet në burg 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec

Donat Hashani