Telenews

Brazili mposht Zvicrën, prenë biletën për fazën tjetër – helvetikët kontestojnë gjithçka me Serbinë

Kombëtarja e Brazilit ka marrë fitore edhe përballë Zvicrës.

Kombëtarja ‘Seleçao’ ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultat minimal, 1:0.

Brazilianët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por arritën të zhbllokonin sfidën vetëm në 10 minutëshin e fundit.

Një asistim i Vinicius Junior shkoi në rrjetën e Zvicrës, pas një goditjeje të fuqishme të Casemiro.

Goli i Casemiro e çoi Brazilin në kuotën e gjashtë pikëve në grup dhe rrjedhimisht në fazën tjetër të garave.

Zvicra në anën tjetër mbetet me tri pikë dhe duhet të sigurojë pikë edhe ndaj Serbisë në xhiron e fundit, për t’u kualifikuar tutje.

Të ngajshme

Ardian Nuhiu rikthehet te Drita, merr drejtimin e kampionëve –

KushtrimGuraj

Dështoi transferimi te Leipzig, Barcelona rikthehet në garë për Fisnik Asllanin –

KushtrimGuraj

Alarmohet Barcelona, lojtari i saj mund të jetë 6 muaj jashtë fushave

Yllka Gashi