Telenews

Koha kur në tregun e ShBA-së del tableta për kontrollin e lindjeve

koha-kur-ne-tregun-e-shba-se-del-tableta-per-kontrollin-e-lindjeve

Më 1 dhjetor 1960, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve njoftoi se tableta për kontrollin e lindjeve do të vihej në shitje në Shtetet e Bashkuara brenda 6 muajsh.

Agjencia e mësipërme qeveritare, e ngarkuar me kontrollin e pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve, kishte miratuar muaj më parë, përdorimin e tabletës si një mjet të sigurt për parandalimin e shtatzënisë.

Kjo erdhi si pasojë e 4 vjet provash me 1 mijë e 500 gra, të cilat treguan se tableta ishte qind për qind i efektshëm në parandalimin e shtatzënisë.

Administrata tha se tableta mund të përdorej me recetë mjeku. Kostoja e përmuajshme e tij do të ishte rreth 10 dollarë. Me kalimin e viteve, lindën shqetësime rreth rreziqeve shëndetësore që këto medikamente mund t’u krijonin disa grave, ndërsa Kisha Katolike dhe disa grupe konservatore filluan të kundërshtojnë përdorimin e tyre për arsye morale.

Është thënë shpeshherë se hapja kontraceptive shkaktoi një revolucion seksual në shoqërinë amerikane dhe në pjesën më të madhe të botës, duke e ndryshuar Amerikën dhe botën, edhe për shumë vite të ardhshme.

Të ngajshme

“Kujdes nga pickimet e mushkonjave”, IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga malaria

Yllka Gashi

Shega njihet si simbol i shëndetit të mirë

Yllka Gashi

Shtimi i këtij fruti në ujin tuaj çdo ditë mund të përmirësojë tretjen tuaj

Yllka Gashi