Telenews

Jennifer Lopez zbulon mesazhin që ia shkroi burri i saj në unazë

jennifer-lopez-zbulon-mesazhin-qe-ia-shkroi-burri-i-saj-ne-unaze

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan disa muaj më parë pasi rindezën romancën e tyre pas 20 vitesh. Në një intervistë të re, këngëtarja ndau detaje rreth unazës së dytë, të cilën e mori pas ndërprerjes së fejesës në vitin 2002. Ajo zbuloi një gdhendje sentimentale në unazë që ka një gur të gjelbër.

Është një mesazh i thjeshtë, por domethënës me tre fjalë: “Unë nuk do të shkoj askund”. Lopez zbuloi gjithashtu se këto fjalë frymëzuan një nga këngët e ardhshme në albumin e saj të shumëpritur, “This Is Me…Now”. Ajo madje kujtoi unazën e saj të parë të fejesës që e mori nga Affleck.

“Në unazën e parë me diamante që më dha, një unazë rozë diamanti, shkruhej “këndo””. Një simbolikë të veçantë ka edhe ngjyra e gjelbër në unazë. “E kuptova se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të pabesueshme teksa kam qenë e veshur me ngjyrë të gjelbër”, tha më herët Lopez.

Të ngajshme

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj

Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton –

KushtrimGuraj