Telenews

‘Si mund të huqte?’ – Rastet e shumta që i shpërdoroi Lukaku ndaj Kroacisë

Romelu Lukaku i shpërdoroi një sërë rastesh në ndeshjen ndërmjet Belgjikës dhe Kroacisë, në raundin e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) u zhvilluan sfidat e raundit të tretë në kuadër të Grupit F, ku edhe i vendosën skuadrat që u kualifikuan në 1/8 e finales.

Maroku shkroi historinë duke u kualifikuar si lider (me shtatë pikë) pas fitores ndaj Kanadasë. Nga vendi i dytë u kualifikua Kroacia (me pesë pikë) pas barazimit pa gola ndaj belgëve.

(Foto: Getty Images)

Lukaku hyri në lojë në pjesën dytë dhe atij iu krijuan një sërë rastesh shumë të mira shënimi.

Nëse do ta konkretizonte së paku njërin prej tyre, Belgjika do të ishte kualifikuar në të tetën e finales.

Të ngajshme

”Çështje pa rëndësi”, Carreras reagon pasi u raportua se u godit me shuplakë nga Rudiger

Valjeta Turkaj

20 vjet në pritje, Arsenali në finalen që të gjithë e Prisnin!

KushtrimGuraj

Arsenal 1-0 Atletico Madrid, Bukayo Saka zhbllokon ndeshjen

KushtrimGuraj