Telenews

Kusari-Lila në Hagë: Vizitova Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tij

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shkuar në Hagë dhe e ka vizituar Rexhep Selimin dhe siç tha ajo, bashkëluftëtarët e tij.

Ajo u shpreh se tek ta pa vullnetin dhe besimin se të gjithë do të dalin faqebardhë.

“Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së. Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë. Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë. Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj