Telenews

“Gin & Tonic” lansohet nga Buta

“gin-&-tonic”-lansohet-nga-buta

Rap-artisti i njohur shqiptar, Buta mbetet aktiv me projekte të reja dhe mbrëmje muzikore.

Së fundmi, Betim Januzaj (emri i plotë) është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm me këngëtaren Era Istrefi, reperi ka lansuar këngën solo që mban titullin “Gin & Tonic”.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është përkujdesur “Uptown Entertainment” me regji të Ari Dalladaku.

Producent ekzekutiv i këngës është Brendon Duraku ndërsa është prodhuar nga Lim.

Fansat e reperit nga Ferizaj tashmë këngën mund ta gjejnë në kanalin zyrtar të Butës në YouTube.

Të ngajshme

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007 –

KushtrimGuraj

Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së “BBVK-së”-5

Rrezarta Ramaj