Telenews

Rriten sulmet kibernetike ruse ndaj institucioneve në Itali

rriten-sulmet-kibernetike-ruse-ndaj-institucioneve-ne-itali

Ekipi i reagimit ndaj incidenteve digjitale, CSIRT, i Agjencisë Kombëtare italiane të Sigurisë Kibernetike ka raportuar një rritje të sulmeve ndaj institucioneve italiane nga burime të grupeve të hakerëve rusë.

Agjencia deklaroi se këto sulme kanë qenë të një natyre demonstrative dhe nuk kanë çuar në shkelje të integritetit dhe konfidencialitetit të sistemeve.

Agjencia shtoi se sulmet mund të rriten në muajt e ardhshëm dhe këshilloi institucionet publike të kenë kujdes me sigurimin e sistemeve të tyre të IT-së si edhe të vlerësojnë nëse ata do të kenë nevojë për të rritur nivelin e tyre të mbrojtjes nga sulmet DDoS. /ANSA/

Të ngajshme

Kosovari në ShBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje

Valjeta Turkaj

Influencerja meksikane qëllohet për vdekje në një sallon bukurie gjatë live-it në TikTok

Valjeta Turkaj

Spitalet midis objektivave të sulmeve ajrore izraelite këtë javë

Valjeta Turkaj