Telenews

Deschamps: Anglia ishte e shkëlqyer, por ekipi im ka një mentalitet të fortë – Marokun e marrim shumë seriozisht

Franca ka arritur në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’ pas një ndeshje të shkëlqyer ndaj Anglisë, ku triumfuan me rezultat 2-1.

Aurelien Tchouameni dhe Olivier Giroud ishin shënuesit për Francën që për herë të dytë radhazi shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur pas ndeshjes duke vlerësuar lartë kundërshtarin, por ka thënë se ekipi i tij ka mentalitet shumë të fortë.

“Vërtet u përballëm me një Angli të shkëlqyer për atë që ata janë të aftë të bëjnë, atletikisht dhe teknikisht. Por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme të jesh ende në gjendje të arrish në gjysmëfinale dhe duam ta shijojmë”.

“Ka shumë cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet shumë të fortë”, u shpreh Deschamps.

Tutje trajneri kampion bote në fuqi me Francën foli edhe për kundërshtarin e radhës, ku në gjysmëfinale takohet me Marokun që ka shkaktuar befasinë më të madhe në këtë botëror.

“Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta nuk ishin pjesë e skuadrave që prisnim deri tani, por do t’i marrim shumë seriozisht”, deklaroi tekniku francez.

Të ngajshme

‘Bomba’ e verës: Lautaro pritet të largohet nga Interi për 100 milionë euro

KushtrimGuraj

Conte e konfirmon: Rrahmani mbetet në dyshim për derbin kundër Interit

Valjeta Turkaj

Dueli i dy gjigantëve evropianë, formacionet zyrtare: Real Madrid vs Juventus

KushtrimGuraj