Telenews

Itali, autoritetet arrestojnë rreth 140 të dyshuar për lidhje me Mafian

itali,-autoritetet-arrestojne-rreth-140-te-dyshuar-per-lidhje-me-mafian

Autoritetet italiane kanë arrestuar rreth 140 të dyshuar për lidhje me Mafian, gjatë dy operacioneve mbarëkombëtare, sipas një njoftimi për shtyp. Policia arrestoi 65 të dyshuar në rajonin jugor të Kalabrisë dhe 13 të tjerë në qytetin verior të Breshias, në operacionin e quajtur “Blu Notte”.

Të dyshuarit pretendohet se i përkasin “Ndrangheta” kalabreze, një nga organizatat kryesore mafioze në tregtinë evropiane të drogës. Prokuroria akuzon personat e shoqatës mafioze për trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje.

Shumë prej tyre përfunduan në burg, ndërsa të tjerët u caktuan në arrest shtëpie ose iu imponua kërkesa për raportim. Në një tjetër operacion që shënjestronte krimin e organizuar në ishullin e Siçilisë, policia arrestoi rreth 60 persona, nga të cilët 48 u dërguan në burg. Të dyshuarit po përballen me akuza për trafik droge midis Kalabrisë dhe Siçilisë

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi