Telenews

FIFA pyet se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll

FIFA ka pyetur në llogarinë e saj në Twitter “FIFA World Cup” se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll.

Shtëpia e futbollit evropian organizoi me sukses Kampionatin Botëror në Katar, derisa Argjentina u kurorëzua si kampione.

Por, në pyetjen se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, ata vepruan shpejt me përgjigjen e tyre.

Natyrisht se “FIFA World Cup” lejoi ndjekësit e tyre që të jepnin përgjigje, më pas pasoi një foto nga ta, duke e paraqitur Lionel Messin si mbret të futbollit.

Për 35-vjeçarin, ky ishte trofeu i vetëm që i mungonte në karrierë, por edhe për të përfunduar debatin se a është ai apo Cristiano Ronaldo më i miri në histori.

Me këtë triumf, shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk lë dilema, ndërsa për 37-vjeçarin përfundoi karriera pa Kupën e Botës.

Të ngajshme

Mban emrin e gjyshit, Vesel Demaku luan për Kosovën ndaj Austrisë ku u lind

Yllka Gashi

Bayern Munich veçon debutimin e Erblin Osmanit me Kosovën –

KushtrimGuraj

Kombëtarja e Kosovës rikthehen në stërvitje, përgatitjet për duelin ndaj Austrisë

Yllka Gashi