Ish-ylli i NBA-së , Lamar Odom ka diskutuar hapur për varësitë e tij rreth lëndëve narkotike gjersa ishte i martuar me yllin e “The Kardashians”, Khloe Kardashian.
Odom ka thënë se droga ishte “e dashura” e tij gjatë periudhës që ai ishte i martuar me Kardashian, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv.
“Dua të them, prapa skenës e kalova atë nëpër disa situata. Gjërat që të gjithë mendoni se i dini janë të çmendura dhe ka shumë që nuk iu shkojnë as në mendje”, ka thënë ai.
Ai iu referua kokainës si “e dashura e tij”, ndërsa kur u shfaq në “Celebrity Big Brother” në fillim të këtij viti, Odom u shpreh se dëshironte të takohej me Kardashian për t’i kërkuar falje.
“Me siguri do të doja ta çoja në darkë. Do të jetë një bekim vetëm të jesh në praninë e saj. Thjesht për t’i thënë asaj se më vjen keq dhe çfarë budallai isha”, tha ai pos tjerash.