Telenews

Kryeministrja serbe kërcënon hapur Kosovën: Jemi afër konfliktit të armatosur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.

Si arsye për këtë ajo thotë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.

Pas kësaj deklarate për luftë, Bërnabiq foli për paqen.

“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”.

Të ngajshme

‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Gucati flet për protestën e nesërme

Yllka Gashi

Kuvendi i Gjakovës i jep dritën jeshile buxhetit prej 43.7 milionë eurosh

Yllka Gashi

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës

Rrezarta Ramaj