Telenews

Ministria e Shëndetësisë akuzon OSHP-në për barnat pa autorizim

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka akuzuar Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), se nëpërmjet vendimeve, sipas tyre, të kundërligjshme, po tenton të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë.

Sipas MSH-së, kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

“Autorizimi për Marketing është Leje e dhënë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për aprovimin e barit për treg bazuar në plotësimin e kërkesave për kualitet, siguri dhe efikasitet për përdorim human në tretmanin terapeutik”, thuhet në komunikatën për media.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.

“Po ashtu, OSHP i mori të gjitha këto vendime, pa konsultim me organet përgjegjëse, pa angazhuar ekspertë të fushës së farmacisë dhe në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale”, përfundon komunikata.

Të ngajshme

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj