Telenews

Rasti i foshnjes në Pejë, shkarkohen edhe dy drejtorë

rasti-i-foshnjes-ne-peje,-shkarkohen-edhe-dy-drejtore

Edhe dy drejtorë janë shkarkuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, lidhur me rastin e foshnjes së vdekur.

Spitali i Pejës, sot ka informuar se janë shkarkuar drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri

“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur.”, është bërë e ditur në njoftim.

Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellur me çarçafë nga personeli mjekësor.

Spitali i Pejës ka bërë të ditur të premten se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë.

Ministria e Shëndetësisë, të enjten ka informuar se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj. Ndërsa, dje Nora Kursani-Demjaha ka konfirmuar për KosovaPress është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të Shaban Osmanajt.

Të ngajshme

Si të merrni më shumë magnez pa përdorur suplemente

KushtrimGuraj

Dy zakone të përditshme që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Valjeta Turkaj

Mikrobet e zorrëve mund të zbulojnë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit

Valjeta Turkaj